18.2 C
Prizren
E mërkurë, 20 Gusht, 2025

Dy të infektuarit nga Malisheva kanë qenë në ndalim 48-orësh

Dy shitësit e fidanëve të pemëve nga Malisheva, të cilët kanë rezultuar të infektuar me koronavirus, të premten që shkoi janë arrestuar nga Policia rajonale e Gjakovës si të dyshuar për mospërfilljen e dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë dhe të njëjtit kanë qëndruar në mbajtje për 48 orë, në bazë të urdhrit të Prokurorit të Shtetit.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ka konfirmuar për KOHËN se dy të dyshuarit me datë 3 prill janë ndaluar, pasi që janë hasur në Krushë të Madhe të Rahovecit duke shitur fidanë të pemëve përkatësisht për mospërfilljen e dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

“Pas kontrollit mjekësor ata kanë rezultuar pozitiv dhe janë dërguar në QKUK. Ndërkohë është bërë dezinfektimi i hapësirave në Stacionin Policor të Gjakovës, ku kanë qenë në mbajtje këta dy persona”, ka thënë Xhurkaj. Sipas tij, hulumtimi i kontakteve pas konfirmimit për infektim me koronavirus është përgjegjësi e IKSHP-së.

Kryetari i Këshillit të fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti, të hënën ka njoftuar banorët e kësaj ane se dy shitës të fidanëve nga Malisheva kanë rezultuar pozitivë për koronavirus. Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje që të gjithë personat që kanë blerë fidanë dhe kanë pasur kontakt me ta, të lajmërohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Më Shumë

Prizreni forcon skuadrën me dy afrime të reja

Prizreni ka zyrtarizuar sot dy përforcime të rëndësishme për sezonin historik në Ligën e Parë. Nga Dukagjini, në formë huazimi, rikthehet mesfushori teknik dhe...

Pesë projekte garojnë për 50 mijë euro nga buxheti i Komunës së Rahovecit

Komuna e Rahovecit ka zhvilluar takimin e parë të buxhetimit me pjesëmarrje, një proces që, sipas saj, përfshin drejtpërdrejt qytetarët në marrjen e vendimeve...

Lajmet e Fundit