13.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Latifi apelon për pjesëmarrje në zgjedhje

SmajlLatifi10-5Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vlerësuar mbarëvjatjen e fushatës elektorale si të qetë. Gjithashtu, Përmes një letre drejtuar qytetarëve, gjithashtu ai ka kërkuar që qytetaret të kenë durimin e mjaftueshëm për të përmbyllur me sukses një proces zgjedhor demokratik.

“Të nderuar qytetarë të komunës së Rahovecit, më lejoni që përmes kësaj letre t’ju drejtohem dhe t’ju uroj zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Gjatë një muaji ne kemi qenë shumë shpesh pranë njëri-tjetrit, por komunikimi nuk na ka munguar as më parë. Besoj se nuk jeni mërzitur dhe se më 3 nëntor do të keni durimin e mjaftueshëm për të përmbyllur me sukses një proces zgjedhor demokratik. Fushata ka qenë kryesisht e qetë dhe ju keni pasur mundësinë të dëgjoni prezantimet e kandidatëve për kryetar të Komunës, të vlerësoni programet dhe projektet që janë prezantuar në opinion, duke ju ndihmuar juve që të merrni vendim më lehtë”, shkruan Latifi.

Latifi ka apeluar te qytetarët e Komunës së Rahovecit që të dalin të gjithë ata që kanë të drejtë vote dhe të shprehin vullnetin e tyre për njerëzit që dëshirojnë të jenë në shërbimin e tyre për katër vitet e ardhshme.

“Dalja në zgjedhje është obligim qytetar, prandaj ju bëj thirrje që të dilni të gjithë ju që keni të drejtë vote dhe të shprehni vullnetin tuaj për njerëzit që dëshironi të jenë në shërbimin tuaj për katër vitet e ardhshme. Mendoj se ju jeni ata që dini të vlerësoni më mirë dhe më drejt. Vullneti juaj do të respektohet pa asnjë diskutim, ndërsa vota juaj do të jetë obligim për ata që arrijnë të fitojnë besimin tuaj për kryetar të komunës së Rahovecit dhe për anëtarë të Kuvendit të Komunës.

Duke besuar në qartësinë e përcaktimit tuaj dhe në ndjenjën e përgjegjësisë qytetare, ju ftoj që më 3 nëntor të shfrytëzoni të drejtën tuaj ligjore për të marrë pjesë në zgjedhje dhe të shprehni vullnetin tuaj të lirë. Duke abstenuar në zgjedhje nuk i bëhet shërbim i mirë demokracisë, ngase me votë ju e përcaktoni vetë se me kë do të udhëtoni në katër vitet e ardhshme”, shkruan Latifi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj pret atletin e MMA-së nga Velezha, Gjoni Palokaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot atletin e MMA-së (Mixed Martial Arts) me prejardhje nga Velezha, Gjoni Palokaj. Palokaj aktualisht mban dy tituj...

17 vite nga vdekja e këngëtares së shquar shqiptare, Nazmie Hoxhës

Nazmie Hoxha lindi më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit të Prizrenit dhe vdiq më 5 maj 2007 në Prishtinë. Nazmie Hoxha ishte këngëtare e popullarizuar...

Lajmet e Fundit