Reali kontakton Arsenalin për Aubameyangun

Real Madridi ka kontakuar Arsenalin për sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang, shkruan “France Football”.

Sulmuesi nga Gaboni ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2021 dhe klubi londinez po planifikon ta shesë atë në verë, e të mos rrezikojë që Aubameyang të largohet verën e ardhshme si lojtar i lirë.

Aubameyang është kapiten i Arsenalit, ndërsa te klubi londinez u transferua në janar të vitit 2018 nga Borussia Dortmundi. Ai për Arsenalin ka shënuar 61 gola në 96 ndeshje.

Arsenali kërkon 55 milionë euro për të liruar sulmuesin. Për Aubameyangun po interesohen edhe Barcelona.

Më Shumë

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

Tetë vjet pa Kujtim Paçakun

Sot janë bërë tetë vjet nga vdekja e gazetarit, poetit, shkrimtarit dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku, një prej figurave më të...

Lajmet e Fundit