Anton Quni nuk mori pjesë në votimin për koalicionin LDK-AAK-Nisma

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, nuk ka marrë pjesë në votimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për një koalicion të mundshëm me AAK, Nisma-AKR dhe komunitetet.

Kjo pyetje iu dërgua anëtarëve të KP-së së LDK-së nga kryetari Isa Mustafa në rast se i jepet mandatari për formimin e qeverisë së re.

Përveç ministrit në detyrë të Infrastukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, as ministri i Mbrojtjes në detyrë, Anton Quni, nuk ka marrë pjesë në këtë votim, njofton Klan Kosova.

Nga 124 anëtarë aktualë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 114 anëtarë të KP, prej tyre 108 janë shprehur për (po), 6 janë shprehur kundër (jo) dhe 10 nuk janë përgjigjur.

Më Shumë

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Kryeziu: E di që ka qytetarë të revoltuar, të lodhur, që s’duan të dalin fare në zgjedhje – por Kosova mbrohet edhe me votë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje dhe zhvillimet...

Lajmet e Fundit