Kante prioritet i Barcelonës

Ylli i Chelseat, N’Golo Kante është në plane të Barcelonës, shkruan “Mundo Deportivo”.

Kante shihet si pasardhës i kroatit Ivan Rakitiq, që po pritet të largohet nga Barcelona në verë.

Chelsea mund të ofrojë Kanten në një marrëveshje shkëmbimi me Philippe Coutinhon, pasi klubi londinez po shikon të shtojë një futbollist kreativ në radhët e veta.

Kante është duke u kërkuar edhe nga Real Madridi. Mesfushori 29-vjeçar ka luajtur 22 ndeshje këtë edicion dhe ka shënuar tre gola.

Më Shumë

E dhimbshme: Personi që u godit nga rrufeja në Suharekë është 26-vjeçar

Ka humbur jetën tragjikisht një person në fshatin Delloc të Suharekës. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova,tv komandanti i policisë në Suharekë, Safet Hoxha,...

Thaqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për një sezon

Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ragip Thaqi, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe në sezonin e...

Lajmet e Fundit