14.3 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026

Zbulohen 1500 piktura të grabitura nga nazistët

Pikaso-pikturaDoganierët gjermanë kanë bërë një zbulim të madh në banesën e një plaku 80-vjeçar në Munih të Gjermanisë. 1500 piktura të mjeshtërve më të mëdhenj botërorë, klasikë dhe modernë, që deri më tani ishin menduar të zhdukura janë gjetur në koleksionin e pazakonshëm të fshehur në një banesë të zakonshme.

Bëhet fjalë për vepra, të cilat nazistët i kishin grabitur koleksionistëve hebrenj në Gjermani para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në mesin e punimeve të gjetura aty bëjnë pjesë edhe ato të piktorëve si: Pablo Picasso, Henri Matisse, Marc Shagall, Emil Nolde etj.

Sipas revistës “Focus”, ndjekësit kishin gjetur “prenë” në banesën e plakut që në fillim të vitit 2011. I zoti i banesës u ishte dukur i dyshimtë atyre, kur, disa muaj para kësaj, i kishin bërë një kontrollim gjatë rrugës me tren nga Zvicra në Gjermani. Pikturat e konfiskuara ndodhen tashmë të siguruara në doganën e Bavarisë, në Garching afër Munihut.

Pronari i këtij thesari nuk kishte bërë rezistencë gjatë kohës sa ishin zhvendosur pikturat nga banesa e tij.

Më Shumë

Dita e Tokës shënohet me aksion pastrimi në Marali dhe Banjë të Malishevës

Në kuadër të Ditës së Tokës, në Komunën e Malishevës ka vazhduar aksioni ekologjik “Për Malishevën e pastër”, i cili sot është zhvilluar në...

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjes

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes, i cili dje ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare. Ushtruesja e...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit