20.8 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Konfirmohet: Këta do të jenë ministrat e ardhshëm nga AAK-ja

Besnik Tahiri, Meliza Haradinaj dhe Selim Selimi janë kandidatët për ministra nga radhët e AAK, në qeverinë që pritet të drejtohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lekaj ka bërë me dije se brenda partisë ka pasur pajtim unanim për këta emra.

“Sot është mbajtur një takim i ngushtë, ku përfshihen sekretarët dhe kryetarët është diskutuar edhe për koalicionin dhe kemi marrë një po nga Këshilli Drejtues, në mënyrë elektronike për koalicion dhe kemi biseduar për emrat e mundshëm. Besnik Tahiri, Meliza Haradinaj dhe Selimi Selimi janë tre kandidatët që duhet ti nënshtrohen Këshillit Drejtues, por që ka pasur pajtim unanim për këta emra”, ka deklaruar Lekaj për Insajderin.

I pyetur se sa do të jetë numri i ministrive që do t’i takojë AAK-së, Lekaj ka thënë se ende nuk dihet saktë.

“Numri i ministrive nuk dihet saktësisht, nuk kemi biseduar por vetëm për këta tre emra”, është shprehur ai.

Partia e Ramush Haradinajt, gjatë ditës së sotme i ka dhënë dritën jeshile koalicionit me LDK-në

Kryetari i AAK-së sot është takuar edhe me të mandatuarin e LDK-së për kryeministër, Avdullah Hotin, pas këtij takimi ai ka thënë se nënshkrimi për koalicion qeverisës mund të ndodhë brenda pak ditëve.

“Mendoj se mund të ndodhë brenda disa ditësh nuk mund të marrë më shumë se një javë”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se nuk do të marrë ndonjë post brenda qeverisë.

Më Shumë

Superkupa në hendboll i takon Rahovecit

Superkupën e Kosovës në hendboll për edicionin 2025 e ka fituar Rahoveci, pas një dueli dramatik ndaj Kastriotit. Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma...

Nait Hasani: Liria që ne gëzojmë sot, ka emra, ka histori dhe ka gjak

Në një ceremoni solemne të mbajtur në Stubëll të Poshtme, komuna e Vitisë, u vendos gurthemeli i kompleksit memorial kushtuar Heroit të Kosovës, Rexhep...

Lajmet e Fundit