Ideja e fundit, Premier League jashtë Britanisë së Madhe

Britania e Madhe ende është në pikun e pandemisë, ku çdo ditë regjistrohen me qindra të vdekur. Ende asgjë nuk dihet se cili do të jetë fati i Premier League, ku Federata e Futbollit po shikon çdo mundësi për ta mbyllur sezonin.

Sipas opinionistit sportiv, Gary Neville, opsioni më i mirë është për t’i zhvilluar takimet e mbetura në një vend ku risku nga Coronavirusi është i ulët.

“Nëse Premier League po mendon seriozisht për t’i lujtuar ndeshjet në një vend të sigurt, mendoj se duhet të zgjidhen dy-tre vende që janë të pastra nga Coronavirusi. Duhet të karantinohen lojtarët, stafet dhe mediat për të paktën dy javë në një vend që e ka provuar se po e përballon me sukses virusin”, deklaron ish-mbrojtësi i Manchester United.

”Janë disa vende në Europë që nuk kanë të njëjtën situatë si ne dhe aty mund të mbyllet me sukses Premier League. Këtu është e pamundur, se në rast rifillimi rreziku është aty dhe mund të kemi një situatë shqetësuese më pas.

Jam i sigurt se Federata mund ta përballojë një zhvendosje në një nga këto vende”, mbyll Neville. Deri në datën 30 prill, vende si Korea e Veriut, Turkemenistani apo dhe Lesotho nuk kanë asnjë rast me Covid-19.

Më Shumë

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Lajmet e Fundit