Sektori privat nuk ka nevojë të aplikojë sërish për pagesën 170 për muajin e dytë

Deri më sot nga Pakoja Emergjente, respektivisht pagesa prej 170 euro për punëtorët e sektorit privat kanë aplikuar mbi 37.000 ndërmarrje dhe totali i punëtorëve të përfshirë në këtë masë është 133.000 persona.

Qeveria ka marrë vendim që të mbulojë me një shumë prej 170 euro punëtorët e sektorit privat, për muajin prill dhe maj.

Zëdhënësi për media në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, Muharrem Shahini ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se është duke punuar për pagesën e parë dhe në momentin e përfundimit të tyre do të vazhdohet me pagesën për muajin e dytë.

“Aktualisht është duke u punuar për kërkesat e para dhe në momentin e përfundimit të tyre, do të vazhdohet me pagesat për muajin e dytë”, ka thënë Shahini.

Ai ka thënë se bizneset nuk kanë nevojë që të aplikojnë sërish për këtë pako, pra për pagesën për muajin e dytë pasi të dhënat mbesin në sistem.

“Jo nuk ka nevojë që të aplikojnë për muajin e dytë”, është shprehur Shahini.

/Epoka e re)

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Lajmet e Fundit