Koronavirusi do të kalojë pa vaksinë, thotë Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se koronavirusi “do të kalojë pa asnjë vaksinë”.

Megjithatë, sipas tij, mund të ketë “disa shpërthime kah viti i ardhshëm”.

“Edhe viruset vdesin, sikurse gjithçka tjetër”, ka thënë ai gjatë një bisede me pjesëtarët republikanë të Kongresit. “Ky virus do të shkojë pa vaksinë, do të shkojë e nuk do ta shohim më, shpresojmë”.

SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi me 1.2 milionë të infektuar e më shumë se 76 mijë të vdekur.

Që nga fillimi i pandemisë, Trumpi ka bërë bujë me disa deklarata. Një kohë kishte thënë se njerëzit mund të pinë dezinfektues për t’u shëruar, ndërsa ka përsëritur disa herë se virusi ka dalë nga një laborator në Kinë.

Në gjithë botën janë infektuar gati katër milionë njerëz. Më shumë se 272 mijë kanë vdekur.

Më Shumë

Rikthehet gara e pehlivanëve në Opojë, më 13 qershor mbahet edhe gara tradicionale e kuajve

Komuna e Dragashit ka njoftuar organizimin e manifestimit tradicional të Opojës, i cili mbahet për nder të Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit. Ngjarja...

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit