9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Vetëm 1 rast i ri me koronavirus në Kosovë — shkon në 622 numri i të shëruarve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar vetëm 1 rast i ri me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 862.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 243 mostra, prej të cilave 1 ka rezultuar pozitive.

“ Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Prishtinës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Prishtinë)”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 61 persona të prekur nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë i IKSHPK’së:

GJASHTËDHJETË E NJË TË SHËRUAR DHE NJË RAST ME COVID-19!

Sot më 08 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 243 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, është diagnostikuar një (1) rast.

Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Prishtinës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Prishtin).

Sot më 08 maj 2020, janë shëruar 61 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot 622 raste.

Më datë 08 maj 2020, nga Klinika Infektive është raportuar edhe një rast i vdekjes, i gjinisë mashkull me moshë 77 vjeç nga Rahoveci, i konfirmuar me COVID-19 me datë 28.04.2020. Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe trajtuar nga data 27 prill 2020 dhe sëmundje shoqëruese: Insuficiencë renale terminale, Hemodializë të rregullt.

Nga data 08 shkurt deri më 07 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 9.557 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 862 raste, me gjithsej 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 08 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.997.103 raste të COVID-19 dhe 275.075 raste të vdekjes.

QYTETARË TË NDERUAR!
JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Më Shumë

Haradinaj e Latifi nderojnë 5 dëshmorët dhe 49 martirët e fshatit Brestoc

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kanë përkujtuar në 25-vjetorin e përjetësimit 49 martirët e Brestocit të...

Mirlind Daku flet për herë të parë: E kam pritur ftesën nga Kombëtarja, por është vendim i Sylvinhos

Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me humbje vitin 2024, pasi u mund në miqësoren e parë për këtë muaj nga Kili me rezultat...

Lajmet e Fundit