0.6 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Tremujori i parë i vitit shënoi rritje të të hyrave, por u pasua me rënie

Shfaqja e pandemisë COVID-19 në Kosovë ka ndikuar negativisht në performancën e të hyrave buxhetore nga pjesa e dytë e muajit mars.

Kjo pasqyrohet edhe në raportin tremujor të financave të buxhetit të shtetit për periudhën janar-mars 2020. Aty thuhet se fillimi i situatës së pandemisë, përkatësisht shpallja e situatës së emergjencës shëndetësore, nuk pati efekte të ndjeshme në tremujorin e parë të vitit si komulativ, por pati ndikim negativ në pjesën e dytë të muajit mars.

Por, sipas Ministrisë së Financave, falë performancës së mirë në muajt janar dhe shkurt, humbjet u kompensuan.

Sipas raportit, gjatë periudhës janar-mars janë pranuar mjete në vlerë 402.42 milionë euro, që paraqesin 17 për qind të pranimeve të përgjithshme të planifikuara vjetore. Por, krahasuar me tremujorin e vitit paraprak, thuhet se ka një ulje prej 13 për qind, transmeton KOHA.

Të hyrat buxhetore, pa përfshirë pranimet e financimit nga huamarrjet, ishin në vlerë 397.26 milionë euro, apo rritje prej 2 për qind, apo 8.71 milionë me shumë se në tremujorin e vitit paraprak.

“Ky trend i mirë i të hyrave tatimore dhe jotatimore vlerësohet se vjen si rrjedhojë e performancës së sektorit privat, përmirësimit të vazhdueshëm te ambientit të të bërit biznes si dhe aktiviteteve shtesë nga agjencitë mbledhëse të të hyrave”, thuhet në raport.

Të hyrat nga Dogana e Kosovës në tremujorin e parë të këtij viti kanë shënuar një rritje prej 3 për qind, apo 7.24 milionë më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, duke arritur vlerën prej 237.21 milionë euro. Megjithatë, rënie e të hyrave doganore është shënuar gjatë muajit prill. Të dhënat e Doganës tregojnë për rënie prej 5 për qind të të hyrave, krahasuar me vitin paraprak.

Më Shumë

Krishtlindja shënohet me mesazhe paqeje dhe përgjegjësie shoqërore

Besimtarët e krishterë anembanë botës po festojnë sot Krishtlindjen, festën e lindjes së Jezu Krishtit, e cila përfaqëson shpresën, dritën dhe dashurinë për njerëzimin. Edhe...

Pas një mungese të gjatë, Gjesti rikthehet për Krishtlindje!

Pas një periudhe të gjatë të shkëputur nga jeta publike dhe rrjetet sociale, shkaktuar nga humbja e vëllait, këngëtari i njohur Gjesti rikthehet për publikun në...

Lajmet e Fundit