8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Latifi: Në Prishtinë po lejohen tubimet me 500 veta, fermerëve tanë s’ju mundësohet shitja e produkteve

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur kryetarin në detyrë të AAK-së, Ramush Haradinajn me të cilin do të vizitojnë disa fermerë të kësaj komune.

“Haradinaj po dëshmon se ka ide konkrete dhe zgjidhje dhe është i gatshëm ta japë kontributin edhe personal për të na ndihmuar që ta përballojmë këtë gjendje. Do t’i vizitojmë sot disa fermerë të vyeshëm që përveç pandemisë po përballet edhe me shqetësime të tjera”.

“Fermerëve iu është pamundësuar hapja e tregut. Në Prishtinë lejohen të mblidhen 500 veta ndërsa 16 fermerëve nuk u lejohet që t’i shesin produktet e gatshme”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.

“Kurti Vitia dhe Sveçla po shihet se nuk kanë gatishmëri për t’i ndihmuar qytetarët e Rahovecit”.

Më Shumë

Prizren/ Dorëzon armën e trashëguar në polici, iniciohet rast për posedim të paautorizuar

Një qytetar në Prizren është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor dhe ka dorëzuar një armë zjarri, për të cilën dyshohet se ishte në posedim...

QKMF-ja në Prizren pranon donacion me pajisje mjekësore

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren ka pranuar me kënaqësi një donacion të vlefshëm nga KosovaMed Healthcare sh.p.k., që përfshin...

Lajmet e Fundit