16.7 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Xhamitë do të jenë të mbyllura edhe gjatë festës së Fitër Bajramit, nis peticioni për hapjen e tyre

Hapja e xhamive nuk do të jetë në listën e masave lehtësuese të fazë së dytë që pritet të hyn në fuqi nga 18 maj.

Kështu ka vendosur Kryesia e Bashkësisë Islame e cila në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, kanë vlerësuar se ekziston ende rreziku i përhapjes së pandemisë COVID-19.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, pasditen e djeshme ka pritur në takim Ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitinë, me të cilin ka diskutuar për gjendjen aktuale në Kosovë nga pandemia globale Covid-19, ku edhe u bë e ditur se xhamitë pavarësisht që gjendemi në muajin Ramazan, do të vazhdojën të jenë të mbyllura.

Madje edhe për Festën e Fitës Bajrami, e cila do të festohet më 24 maj.

Në komunikatën e BIK-ut thuhet se myftiu i vendit, fillimisht ka falënderuar të gjithë besimtarët myslimanë për mirëkuptimin që kanë pasur gjatë gjithë kësaj kohe, duke respektuar, në rend të parë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, së bashku me ato të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, por në veçanti edhe vendimet e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Për Bashkësinë Islame të Kosovës ka qenë tejet e vështirë pezullimi i faljeve me xhemat i namazeve ditore dhe tubimeve tjera:, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Bashkësia Islame e Kosovës, në ditët e fundit ka qenë mjaft aktive me kontakte të vazhdueshme që të paktën në 10 netëshin e fundit të muajit të Ramazanit të hapen xhamitë, por gjatë bisedës së sotme me ministrin në detyrë, Arben Vitinë, u bë e ditur se një veprim i tillë është me rrezikshmëri të lartë dhe kësisoj shëndeti i besimtarëve është primar dhe tejet i rëndësishëm.

Në anën tjetër, Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka falënderuar besimtarët për respektimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore dhe vendimet e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Planet e institucioneve shëndetësore janë prishur gjatë katër ditëve të fundit ku numri i rasteve të reja me ‘Covid – 19’ është rritur dhe si e tillë gjendja vazhdon të jetë e pasigurt”, tha Vitia.

Po ashtu, ai u bëri thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të respektojnë rekomandimet në maksimum në mënyrë që të mos ketë valë të re epidemiologjike.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u dakorduan që të jenë në kontakt të vazhdueshëm në lidhje me situatën e krijuar në vend nga pandemia, ndërsa së bashku u uruan agjërim të lehtë dhe të pranuar të gjithë besimtarëve myslimanë.

Ndërkohë, Qytetarët e besimit islam në Kosovë kanë inicuar një peticion me anë të të cilët kërkojnë nga Bashkësia Islame e Kosovës rihapjen e xhamive.

Më Shumë

Në muajin korrik kanë vdekur 876 persona në Kosovë

Gjatë muajit korrik 2025, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 876 raste të vdekjeve, përfshirë ato të ndodhura brenda dhe jashtë vendit, sipas të dhënave...

Sindikata e Arsimit paralajmëron Qeverinë: Rritje pagash ose veprime sindikale, nuk përjashtohet greva

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, tha se ndër kërkesat e tyre kryesore është rritja e pagave. Ai për Ekonomia Online tha se Sindikata...

Lajmet e Fundit