Asfaltohen rrugët në fshatin Caprac të Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka bërë me dije se këto ditë në fshatin Caparc janë duke u zhvilluar punimet për asfaltimin e rrugëve, që kanë për qëllim lehtësimin e qarkullimit të banorëve të kësaj ane.

“Punimet në fjalë kanë pasur ndërprerje të përkohshme për shkak të pandemisë, ndërsa tani me lirimin e masave kanë vazhduar nga aty ku kanë mbetur dhe do të jenë të përfunduara së shpejti. Rrugët janë në gjatësi totale prej 2389 metra, të ndara në dy akse, ndërsa përveç asfaltimit po bëhet edhe ndërtimi i trotuareve”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për mashtrim në prokurim publik

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet U.D. dhe personit juridik “M.L.L.C.”, nën...

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Lajmet e Fundit