Vritet një protestues 19 vjeçar në SHBA

Një person është vrarë në Detroit gjatë protestave të dhunshme që kanë mbërthyer një numër të shteteve amerikane, raporton The Guardian.

19-vjeçari është vrarë pasi një person ka hapur zjarr në drejtim të protestuesve, transmeton KOHA.

Sulmin e ka konfirmuar policia që ka bërë të ditur se 19-vjeçari ka vdekur në spital si pasojë e plagëve të rënda.

Situata ka vazhduar të jetë e rëndë në Minesota. Shteti amerikan ka deklaruar gjendje emergjente me qëllim që Garda Kombëtare të mobilizohet për të marrë në kontroll vendin.

Më Shumë

Liria “shkatërron” Dinamon në Ferizaj, siguron playoff-in për Superligë

Liria ka mbyllur sezonin e rregullt me fitore spektakolare 5-1 ndaj Dinamo Ferizaj, duke siguruar një vend në playoff-in për Superligë, raporton PrizrenPress. Skuadra prizrenase e...

Tetë vjet pa Kujtim Paçakun

Sot janë bërë tetë vjet nga vdekja e gazetarit, poetit, shkrimtarit dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku, një prej figurave më të...

Lajmet e Fundit