Të gjitha testet e sotme për COVID-19 në Malishevë, rezultuan negative

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë bërë nëntë teste të rasteve të kontaktit për COVID-19, dhe të gjitha testet kanë rezultuar negative. Ky përbën një lajm të mirë për të gjitha këto raste të kontaktit me rastin e djeshëm, ku pas një muaji qetësie në Malishevë, është paraqitur një rast i ri me COVID-19.

Konfirmimi i testeve të cilat kanë rezultuar negative, është bërë përmes komunikimit zyrtar në mes të Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është si vijon: 77 të prekur, prej tyre 74 janë shëruar plotësisht, 2 raste janë aktive dhe një rast ka përfunduar me fatalitet./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Prizren: Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde, një tjetër në arrati

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa një person...

Lajmet e Fundit