Sarri grumbullon Vrionin në finalen e Kupës së Italisë

Ditën e nesërme Juventus luan kundër Napolit në finalen e Kupës së Italisë. Tekniku i bardhezinjëve, Maurizio Sarri sapo ka publikuar dhe listën e të grumbulluarve për këtë sfidë.

Në mesin e lojtarëve të thirrur nga tekniku italian për këtë takim është edhe emri i  futbollistit të  kombëtares Shpresa të Shqipërisë, Giacomo Vrioni.

Vrioni u transferua në muajin janar të këtij viti te Juventusi, me klubin bardhezi që bleu kartonin e tij nga Sampdoria për 4 milionë euro për të aktivizuar fillimisht në skuadrën B që militon në Serie C.

Image

Mirëpo, 21 vjeçari i ngjiti me shpejtësi hapat e karrierës së tij, teksa trajneri Sarri e ka marrë shumë shpesh në skuadrën e parë. Mbetet të shihet nëse Vrioni do të arrijë të marrë sadopak minuta nesër.

Ndalesa për shkak të pandemisë nuk e la të tregojë aftësitë e tij, por duket se në rinisje fati është me të dhe minutat e para në ekipin e parë bardhezi janë në horizont. Ndërkohë, nesër në anën tjetër luan Elseid Hysaj dhe për tifozët shqiptarë është e sigurt se një lojtar kuqezi do të ngrejë trofeun e dytë për nga rëndësia në Itali.

Më Shumë

Rezultatet preliminare: VV i humb 9 deputetë, PDK i shton 2, LDK i shton 5, AAK i shton 2

9 deputetë është bilanci i humbjes në mandate për partinë Vetëvendosje. Kjo pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato jashtë vendit. Deri më tash...

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Lajmet e Fundit