Vdes pas një aksidenti zyrtari i NISMA-s Socialdemokrate

Vetëm një ditë para se të fillonte punën si këshilltar i ministrit të MTI-së, ka vdekur anëtari i Nismës, Albert Krasniqi.

Bëhet e ditur se anëtari i Nismës ka vdekur në aksident trafiku në fshatin Tërpezë të Malishevës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Krasniqi ka treguar se Alberti sot do të fillonte punën në Ministrinë që ai e drejton.

“ALBERT sot kam pritur të të uroj mirëseardhje në detyrën e re si këshilltar i imi në MTI, por në asnjë mënyrë s’kam menduar që pikërisht të ju them lamtumirë. Veprat tua, sjellja jote ishin shembulli më i mirë i një të riu, me një perspektivë për të ardhmen. Do të na mungosh shumë Albert, kujtimi për ty kurrë nuk do të harrohet. Lamtumirë shoku ynë, Lutemi që të pushoni i qetë në parajsë! VK”, ishte postimi i ministrit Krasniqi.

Lajmin për vdekjen e Albertit e ka dhënë edhe zëdhënësi i kësaj partie Leotrim Berisha.

“Në vend të urimit, sot po lutemi për shpirtin e Albertit! Vdekja tragjike e tij na ka prekur të gjithëve. Alberti dje pas takimit me kryetarin Limaj rreth orës 17:00, hyri në zyre dhe na ftoi për kafe të gjithëve që ishim aty. Sot në vend që ai të fillonte një rrugëtim të ri, iku nga kjo botë. Do të të kujtomë përherë! Ngushëlime familjes, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Albertin”.

Më Shumë

Luljeta Veselaj-Gutaj nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputetja dhe anëtarja e Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh drejtoreshë e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka njoftuar se nuk do të kandifojë në...

Hamza dhe Totaj vizitojnë familje të veteranëve dhe dëshmorëve në Prizren

Kandidati i Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, kanë zhvilluar...

Lajmet e Fundit