Trazira në Gjermani, bandat sulmojnë policinë në Stuttgart

Disa grupe kane thyer xhamat e shitoreve, kanë rrëmbyer gjëra dhe kanë sulmuar veturat e policisë në qendrën e Stuttgardit gjatë natës se kaluar, raporton BBC.

Policia gjermane tha se gjatë dhunës ishin lënduar me dhjetëra policë.

Video të publikuara në Twitter tregojnë njerëz që po plaçkitnin shitoret dhe po hidhnin gurë të mëdhenj drejtë veturave të policisë.

Policia e Stuttgartit tha se dhuna nisi pas kontrollimit të një incidenti me drogë.

Ende nuk ka detaje se cila ishte arsyeja për ndezjen e kësaj trazire. Raportet thonë se ishin të përfshirë me qindra njerëz.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren jep detaje për vrasjen e imamit në Zlipotok, i dyshuari dhe babai i tij ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit,...

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Lajmet e Fundit