-0.8 C
Prizren
E enjte, 8 Janar, 2026

Haskuka: Kam kërkuar nga policia dhe inspektorati që të monitorojë implementimin e masave anti COVID-19

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se në këtë qytet janë 94 raste aktive me koronavirus.

Ai ka thënë se brengosëse për të është gjurmimi i rasteve që kanë pasur kontakt me të infektuarit.

“Brengosës është fakti që kohëve të fundit gjithnjë e më shumë kemi raste të identifikuara në klinikat infektive, kurse i atyre të identifikuara nga gjurmimet është duke rënë. Kjo po ndodh për shkak se ka kërkesa të mëdha për teste, ndërkaq numri i testeve që po bëhen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, për ata që nuk kanë simptome, po zvogëlohet”, është shprehur Haskuka.

“Ne si Komunë e Prizrenit kemi ndërmarrë hapat për mbrojtjen e stafit administrativ, në mënyrë që edhe shërbimet të vazhdojnë pa ndërprerje. Po ashtu kam kërkuar nga Inspektorati Komunal dhe Policia e Kosovës që të monitorojnë implementimin e masave nga ana e bizneseve, ku mbajtja e maskave është obligative”.

“Me lehtësimin e masave kolektive tani mbrojtja ndaj virusit mbetet obligim individual i çdonjërit qytetar. Ju lutemi që t’iu përmbaheni të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Mbani maska në publik, mbani distancën fizike për së paku 2 metra dhe aplikoni masat e nevojshme higjienike”.

Më Shumë

Kino “Lumbardhi” në Prizren nis programin e filmave të klubit “Kinemaja e Zgjeruar” këtë janar

Kino “Lumbardhi” në Prizren nis këtë muaj programin e filmave të klubit “Kinemaja e Zgjeruar”, me tre shfaqje të veçanta në 9, 16 dhe...

Duda Balje: Me rezultatet aktuale, kam siguruar ulëse në Kuvend – herët të flitet për qeverinë

Duda Balje ka arritur të siguronte ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur vetë Balje. “Tani, bazuar në rezultatet që janë momentalisht...

Lajmet e Fundit