8.7 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

”Rolling Stones” kërcënojnë me padi Trumpin për përdorimin e këngëve të tyre

Grupi legjendar i muzikës rok ”Rolling Stones” ka kërcënuar presidentin amerikan Donald Trump me procedim ligjor për përdorimin e këngëve të tyre në mitingjet e tij, përkundër direktivave të ndalimit dhe mospërdorimit të tyre.

”Stones” përmes një deklarate theksoi se ekipi i tyre juridik po punon me organizatën e të drejtave të muzikës BMI për të ndaluar përdorimin e materialit të tyre në fushatën për rizgjedhjen e Trumpit.

“BMI e ka njoftuar fushatën e Trumpit në emër të ‘Stones’ se përdorimi i paautorizuar i këngëve të tyre do të përbëjë shkelje të marrëveshjes së saj të licencimit”, tha ”Stones”.

“Nëse Donald Trump nuk ndërpret përdorimin e materialit tonë dhe vazhdon, atëherë ai do të përballet me proces gjyqësor për thyerjen e embargos dhe për përdorimin e muzikës që nuk është licencuar”, shtoi grupi i muzkës rok.

”Stones” ishin ankuar gjatë fushatës së Trumpit në vitin 2016 për përdorimin e muzikës së tyre për të ndezur emocionet e përkrahësve të tij konservatorë në mitingje.

Kënga klasike e “The Rolling Stones” e vitit 1969, “You Can’t Always Get What You Want (Nuk mund të kesh gjithmonë atë që dëshiron)” ishte një këngë e famshme në mitingjet e tij./ atsh/

Më Shumë

Sonte nis Big Brother VIP Albania 5, ja emrat e përfolur dhe banori i parë i konfirmuar

Sonte, më 20 Dhjetor 2025, në orën 21:15, hap dyert edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania nën moderimin e Ledion Liços. Media kanë...

Kuvendi i të Rinjve i Prizrenit shënon 9-vjetorin e themelimit

Sot u mbajt ceremonia për shënimin e 9-vjetorit të themelimit të Kuvendit të të Rinjve të Prizrenit. Gjatë aktivitetit, organizata u vlerësua për punën...

Lajmet e Fundit