Ukshin Hoti intelektual largpamës, njeri i teorisë dhe praktikës

Simpozium-per-Ukshin-Hotin-659x437Njerëzit e mëdhenj si Ukshin Hoti kanë vetëm ditëlindje, ata janë përjetësisht të pavdekshëm, u tha sot në simpoziumit shkencor kushtuar veprimtarit, intelektualit dhe atdhetarit Ukshin Hoti, organizuar nga Universiteti i Prizrenit, i cili mban emrin Ukshin Hoti.

“Ukshin Hoti ishte njeri i kombit, i sakrificës, profesor dhe intelektual i shquar i kombit tonë, i cili tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit”, tha ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, në hapjen e punimeve të këtij simpoziumi.

Në vazhdim ministri Buja foli edhe për aspekte tjera të jetës e veprës së Ukshin Hotit, ndërsa porositi studentët e Universitetit të Prizrenit që të ndjehen krenarë për emrin që mbanë ky institucion.

Ai ftoi punonjësit shkencorë që të punojnë e hulumtojnë sa më shumë për veprën e madhe të Ukshin Hotit pasi që ende ka shumë për tu thënë.

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, e vlerësoi Ukshin Hotin si intelektual largpamës, njeri të teorisë dhe praktikës, sakrificës sublime për çështjen shqiptare, transmeton KL.

“Ai ishte në përballje me të gjithë, brenda dhe jashtë vendit për çështjen kombëtare por gjithnjë me gjuhën e argumenteve bindëse e të pakontestueshme, njëherësh i papërkulshëm ndaj goditjeve që pësoi nga regjimi”, tha Demaçi .

Për jetën dhe veprën e Ukshin Hotit folën edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi dhe ushtruesi i detyrës së rektorit të Universitetit të Prizrenit, Zahedin Shemsedini.

Më Shumë

Haxhiu: Masakra e Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe sot në Korishë të Prizrenit. Ajo, ka thënë se sot përkulemi...

Nait Hasani: Jam propozuar nga Dega e PDK-së në Prizren që të jem kandidat për deputet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka konfirmuar se është propozuar nga dega e Prizrenit për të qenë pjesë e listës...

Lajmet e Fundit