20.8 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Tetë kolegje nuk akreditohen, tri prej tyre do të mbyllen

etë nga 14 institucionet e arsimit të lartë që kanë qenë në proces për akreditim institucional nuk janë akredituar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë (bordi) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, në mbledhjen e tij të fundit. Të gjitha janë kolegje private.

Institucionet e arsimit të lartë që nuk kanë marrë akreditim institucional janë Kolegji Dukagjini, Kolegji Fama, Kolegji Iliria, kolegji “Pjetër Budi”, Kolegji Tempulli, Kolegji Arbëri, dhe Kolegji Biznesi, shkruan KOHA.

Tri ditë më parë KSHC-ja ka marrë vendim të mos e akreditojë edhe Kolegjin Universi. Procesi për akreditim institucional për këtë vit ka përfunduar, ndërkaq tashmë ka nisur procesi për akreditimin e programeve studimore.

Institucionet e arsimit të lartë që kanë marrë akreditim institucional janë pesë universitete dhe një kolegj privat. Bëhet fjalë për Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Prizrenit, Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Universitetin e Pejës, Universitetin e Prizrenit dhe Kolegjin UBT në Prizren dhe Ferizaj.

Kryetari i Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Gazmend Luboteni, ka thënë se të gjitha institucionet e arsimit të lartë që nuk kanë marrë akreditim kanë pasur rekomandim negativ nga ekspertët ndërkombëtarë.

Më Shumë

Hardh Fest 2025 mbyllet me sukses, Rahoveci kryeqendra e festës së rrushit

Pas tri ditësh e netësh festive, përfundoi me sukses edicioni i radhës i Hardh Fest 2025, festivali tradicional i vjeljes së rrushit, që tashmë...

Drejtoresha e Arsimit në Prizren vizitoi Medresenë “Alauddin”

Në kuadër të aktiviteteve për nisjen e vitit të ri shkollor, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka realizuar një vizitë...

Lajmet e Fundit