Spitali dhe QKMF-të në Prizren mobilizohen kundër COVID -19

Pas shtimit të rasteve me COVID-19 dhe me qëllim të marrjes së hapave për përballimin e situatës së krijuar, të hënën, drejtori ekzekutiv, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, ka mbajtur një takim të përbashkët me drejtorët e Drejtorive komunale të Shëndetësisë dhe drejtorët e QKMF-ve të komunave Prizren, Suharekë, Dragash dhe Mamushë.

Në takim ka marrë pjesë edhe koordinatori i Shtabit Emergjent Lokal, Visar Shehu, drejtori mjekësor, drejtori Infermierisë, si dhe shefat dhe kryeinfermierët e reparteve: Infektivë, Pulmologji, Neurologji

Në takim është biseduar për situatën aktuale, marrjen e masave, dhe veprimin e përbashkët , me qëllim që t’u dilet në ndihmë të prekurve nga COVID-19, por edhe parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Në fund pjesëmarrësit e takimit janë dakorduar që të ketë angazhim të përbashkët në luftën kundër Pandemisë COVID-19, me këmbim të rregullt të informatave me Shtabin Emergjent Lokal, si dhe thellim të koordinimi institucional në mes Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren – Qendrave të Mjekësisë Familjare të komunave Prizren, Suharekë, Dragash dhe Mamushë – Qendrës Rajonale të IKSHP në Prizren dhe Shtabin Emergjent Lokal.

Më Shumë

Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët...

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

Lajmet e Fundit