Kuvendi me 67 vota pro e miraton rishikimin e buxhetit

Me 67 vota për ka kaluar në Kuvend të Kosovës miratimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020

Pro Projektligjit nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020 kanë votuar 67 deputetë, derisa një ka abstenuar.

Lëvizja Vetëvendosje është shprehur kundër votimit të këtij ligji, nën arsyetimin se janë miliona euro për të cilat nuk specifikohet se ku do të harxhohen.

“Kuvendi miratoi në parim ligjin për ndarje buxhetore. Kërkohet nga komisioni që në afatin e paraparë të shqyrtojnë projektligjin dhe kuvendit të ia përcjellin raportin me rekomandime”, tha kryeparlamentarja Vjosa Osmani pas votimit.

Pas votimit të deputetëve ka reaguar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Përmes një shkrimi në Facebook ai ka falënderuar deputetët që votuan pro. /GazetaExpress/

 

Më Shumë

Nderohen dëshmorët dhe martirët në Budakovë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për homazhet e zhvilluara në fshatin Budakovë, në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të kombit. “Sot i nderuam...

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Lajmet e Fundit