27.1 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

Franca ua rrit pagat punëtorëve shëndetësorë

Franca miratoi rritje të pagave – në vlerë prej 8 miliardë eurosh – për punëtorët shëndetësorë, të cilët janë lavdëruar për rolin e tyre në luftimin e coronavirusit.

Marrëveshja u nënshkrua të hënën vonë midis qeverisë dhe sindikatave të punëtorëve, pas disa javësh negociata. Në bazë të saj, paga do të rritet për 183 euro në muaj.

Punëtorët shëndetësorë në Francë janë lavdëruar gjatë gjithë kohës së pandemisë së koronavirusit, me shfaqje të rregullta të vlerësimit të publikut.

 

Megjithatë, ata kanë zhvilluar protesta për të kërkuar rritje të pagave dhe fonde më të mira për spitalet.

 

 

“Ky është një moment historik për sistemin tonë shëndetësor”, tha kryeministri i Francës, Jean Castex, pas nënshkrimit të marrëveshjes për rritje pagash. “Kjo është, para së gjithash, mirënjohje për ata që kanë qenë në vijën e parë të frontit kundër pandemisë”, shtoi ai.

Franca ka regjistruar mbi 200,000 raste me coronavirus. Prej tyre, mbi 30,000 kanë humbur jetën./REL

Më Shumë

Sot temperaturat deri në 32 gradë Celsius

Në vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe pak vranësira. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat janë regjistruar deri në maj, në Komunën e Malishevës. Zyrtarë nga kjo komunë i thanë Radio Kosovës...

Lajmet e Fundit