Edhe një ditë e qetë për Malishevën, asnjë rast i ri me Covid-19

Komuna e Malishevës e kaloi edhe një ditë të qetë, pasi edhe sot nuk është regjistruar asnjë rast i prekur me koronavirus.

Kjo është konfirmuar në rezultatet e publikuara nga IKSHPK-ja në 24 orët e fundit, por edhe në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës.

Gjendja aktuale me Covid-19 në Komunën e Malishevës është:  94 të prekur me Covid-19, prej tyre 77 janë shëruar, 13 raste janë aktive, ndërsa katër raste kanë përfunduar me vdekje.

“Pavarësisht kësaj gjendje të qetë të ditëve të fundit, organet përgjegjëse për zbatimin e vendimeve qeveritare për t’u mbrojtur ndaj Covid-19 në vazhdimësi janë duke përcjellë zbatimin e këtyre masave në terren, edhe pse shumica dërmuese e qytetarëve  nuk dalin pa maska në vende publike”.

“Edhe shtabi komunal për menaxhimin e situatës me COVOD-19 në Malishevë është duke punuar 24 orë në ditë duke e përcjellë situatën dhe sipas nevojës edhe duke intervenuar në ofrimin e shërbimeve për të gjithë ata që kanë nevojë, e në veçanti për rastet aktive të prekura me Covid-19”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit