Ukaj: Asnjëherë nuk e kam kërcënuar dhe fyer Vjosa Osmanin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhavit Ukaj, ka reaguar ndaj deklaratës së Faton Pecit, shefit të kabinetit të kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani.

Peci në emisionin Info Magazine tha se Ukaj e kishte kërcënuar në mënyrë banale Osmanin.

Por, deputeti i LDK-së i ka mohuar pretendimet e tilla.

Ukaj tha se ngjarja vërtetohet duke i parë videot e Kuvendit.

“Deklarata ime është kjo: Që nuk është e vërtetë deklarata e z.Peci , e gjithë ngjarja vërtetohet me videot e Kuvendit. Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin dhe do të vërtetohet ajo që kam deklaruar më herët dhe po e përsërisë prapë që nuk e kam fyer në asnjë rast të vetëm “New Sheriff” e lëre më me e kërcënuar, vetëm kam kërkuar sqarim së përse ajo në çdo seancë sulmon dhe nuk u jep të drejtë deputetëve të LDK-së, dhe për çfarë arsye kërkon të më largojë nga seanca me atë lloj gjuhe që më është drejtuar”.

“Ajo ne krye te kuvendit esht me propozim dhe votat e deputeve te LDK-se, ndersa tani ne cdo here kundër LDK-së. Faleminderit per konsideraten dhe pune te mbarë”.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit