9.9 C
Prizren
E enjte, 9 Janar, 2025

Grabitja e nuseve

Zyrtarët e Indonezisë po zotohen se do t’i japin fund traditës së rrëmbimit të nuseve në ishullin e thellë të Sumbas, pasi kanë shkaktuar debat të madh kombëtar disa xhirime në të cilat shihen vajzat që rrëmbehen nga turma burrash.

Citra mendonte se ishte thjesht një takim i zakonshëm pune. Dy burra, me pretendimin se ishin zyrtarë vendas, i thanë se dëshironin të takoheshin me të për një projekt që po e drejtonte për një agjenci vendase të ndihmës.

Pastaj 28-vjeçarja ishte goxha nervoze pse kishte dalë e vetme në takim, por ishte e vendosur ta çonte përpara punën e saj, kështu la mënjanë shqetësimet që po i vlonin në kokë.

Gracka e burrave

Dhe pas rreth një ore, burrat i thanë se do të preferonin që takimi të mbahej në një lokacion tjetër dhe e ftuan që ta çonin me makinë. Dhe duke refuzuar të hipte në makinën e tyre, ngulmoi se do t’i përcillte me motoçikletën e saj. Në momentin kur po bëhej gati të sillte çelësat për ta ndezur, grupi i burrave papritmas iu hodh sipër dhe e rrëmbeu.

“Po shkelmoja dhe po bërtisja, derisa ata po më hidhnin dhunshëm në makinë. Nuk kish kush të më ndihmonte. Brenda në makinë, dy persona po më mbanin të mbërthyer”, thekson ajo. “E dija se çfarë po ndodhte”.

E rrëmbyen që ta martonin.

Grabitja e nuseve, ose “kawin tangkap”, sikur njihet praktika kundërthënëse në Sumba, me prejardhje të dyshimtë, ka për qëllim rrëmbimin e vajzave të cilat pastaj i martojnë me burrat që i dëshirojnë për gra.

Pavarësisht prej thirrjeve të kahershme të grupeve të të drejtave të njeriut që kjo praktikë të ndalohet edhe me ligj, vazhdon të zbatohet në pjesë e caktuar e Sumbas, një ishull i thellë indonezian në lindje të Balit.

Pas rrëmbimit të dy nuseve, që ishin xhiruar edhe me celular dhe ishin shpërndarë me të madhe në mediat sociale, Qeveria qendrore po bën thirrje tani që kësaj praktike t’i jepet fund njëherë e përgjithmonë.

“Më dukej se po vdisja”

Brenda makinës, Citra ia kishte dalë t’i dërgonte mesazh të dashurit dhe prindërve para se të arrinin në një shtëpi tradicionale, me pullaz të lartë dhe me shtylla të drunjta. Familja që e kishte grabitur, do ta merrte vesh ajo, ishin kushërinjtë e largët nga ana e babait.

“Kishte shumë njerëz që po prisnin. Ata i ranë gongut në momentin që arrita dhe nisën ritualet”.

Si një religjion i vjetër animist, i njohur si marapu, praktikohet kaherë në Sumba, bashkë me krishterimin dhe islamin. Për ta mbajtur botën në baraspeshë, shpirtrat qetësohen prej ceremonive dhe sakrificave.

Më Shumë

Lirohet nga burgu në Serbi ish- ushtari i UÇK-së, Hasan Daka

Është liruar nga burgu në Serbi  veterani i UÇK-së, Hasan Daka i cili së bashku me Shkëlzen Dakën ishin arrestuar janarin e vitit të...

Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2024-2025 nis pa telashe në shkollat e Komunës së Prizrenit

Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2024-2025 sipas autoriteteve përkatëse ka filluar pa ndonjë telash në shkollat e Komunës së Prizrenit. Drejtoresha e Arsimit, Luljeta...

Lajmet e Fundit