Atalanta “piketon” yllin e Kosovës, belgët duan 7 milion euro

Mërgim Vojvoda ka spikatur në sezonin e parë me Standard Liege, madje është përfshirë në formacionin më të mirë të sezonit. Të interesuara për shërbimet e tij janë lakuar klube si Lazio dhe Fiorentina.

Së fundmi “Het Nieuwsblad” raporton se për Vojvodën interesohet Atalanta. Klubi nga Bergamo duhet të paguajë, pasi Standard Liege ka paguar një vit më parë 1.2 milion euro dhe kërkon rreth 7 milion për kartonin e mbrojtësit të Kosovës.

Vojvoda do të përshtatej me Atalantën, që luan me modulin 3-5-2 dhe anësorët duhet të dalin shpesh përpara. 25-vjeçari e ka zakon diçka të tillë dhe në Belgjikë ka rënë në sy pikërisht për daljet në fundore dhe krosimet.

Mergim Vojvoda marque son premier but pour le Standard face à ...

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Lajmet e Fundit