Prizren, pesë aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore në Prizren janë ngritur pesë aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale, transmeton PrizrenPress.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy persona për 48 orë.

“Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale”, njofton Prokurori i Shtetit./PrizrenPress.com

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit