15.7 C
Prizren
E premte, 10 Tetor, 2025

Vaksina anti-COVID, qeveria britanike arrin një tjetër marrëveshje me GSK dhe Sanofi – porosit 60 milionë doza tjera

Qeveria e Britanisë së Madhe ka nënshkruar marrëveshjen e katërt për vaksinat premtuese, duke siguruar 60 milionë doza për trajtim eksperimental që po zhvillohet nga kompanitë farmaceutike GSK dhe Sanofi, shkruan BBC.

Qeveria britanike tashmë ka nënshkruar marrëveshje për 100 milionë doza të vaksinës premtuese të Universitetit të Oksfordit, që po e zhvillon AstraZeneca, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu ka siguruar edhe 90 milionë doza tjera të dy vaksinave tjera premtuese. E qeveritë në mbarë botën kanë filluar të ndajnë miliarda dollarë për vaksinën anti-Covid me një sërë kompani farmaceutike.

Vaksina që është porositur nga qeveria britanike dhe zhvillohet nga Sanofi në bashkëpunim me GSK, përdor proteina të kombinuara për prodhimin e vaksinave kundër gripit.

Sanofi është një nga kompanitë liderë në kryerjet e testimeve klinike dhe nëse aprovohet prodhimi i vaksinës dhe rezulton të jetë e suksesshme tek pacientët, ajo do të jetë e gatshme për shitje në gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Më Shumë

Latifi diskuton me drejtorët për dinamikën e punëve komunale

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, mbajti sot një mbledhje pune me drejtorët e drejtorive komunale. Gjatë takimit u diskutua për ecurinë e projekteve...

Parandalohet tentativë e fshehjes së mallrave në Vërmicë – Dogana sekuestron pajisje pune të padeklaruara

Dje në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndalur për kontroll të detajuar një udhëtar, gjatë të cilit janë zbuluar mallra të padeklaruara,...

Lajmet e Fundit