Trump thotë se do ta ndalojë aplikacionin TikTok

Trump thotë se do të ndalojë qasjen në aplikacionin TikTok – që është në pronësi të një kompanie kineze – me gjasë më 1 gusht.

Duke folur para gazetarëve Trump tha se “sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në Shtetet e Bashkuara”.

Megjithatë, vetëm disa orë para se të bënte këtë deklaratë, presidenti amerikan kishte deklaruar se ka edhe opsione të tjera, për të adresuar shqetësimet se ky aplikacion mund të jetë një vegël për inteligjencën kineze.

Trump ka deklaruar më 31 korrik se ai mund të përdorë fuqitë emergjente ekonomike apo edhe urdhër ekzekutiv, për të ndaluar qasjen e TikTok në SHBA, aplikacion ky që është mjaft i populluar te të rinjtë.

TikTok, që lejon përdoruesit të krijojnë video të shkurtra, vlerësohet se ka mbi 1 miliardë përdorues në mbarë botën.

Qeveria amerikane më herët gjatë javës ka vendosur që Komiteti për Investime të Huaja në SHBA të nisë hetime për këtë aplikacion.

Ky njoftim i Qeverisë amerikane nxiti reagime në Qeverinë kineze e cila e akuzoi Uashingtonin për diskriminim.

Kompania që ka në pronësi aplikacionin TikTok thotë se nuk ndan të dhënat e përdoruesve me Pekinin zyrtar./REL

Më Shumë

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Lajmet e Fundit