-0.7 C
Prizren
E diel, 12 Janar, 2025

Gjykata anulon aktvendimin e pezullimit për mësimdhënës në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit ka anuluar aktvenimin e pezullimit të konkursit për mësimdhënës që ishte shpallur më 4 nëntor të vitit të kaluar.

Drejtoria e Arsimit, ndërkaq ka njoftuar kandidatët për vazhdimin e intervistimit.

“Njoftohen të gjithë aplikuesit (kandidatët) në konkursin nr.01-111-154376 të datës 04.11.2019, se procesi i këtij konkursi do të rifillojë (vazhdojë) bazuar në AKTVENDIMIN e Gjykatës Themelore në Prizren (C.nr.1898/19), me të cilin është refuzuar kërkesa e propozuesve për caktimin e masës së sigurisë për PEZULLIMIN e konkursit në fjalë”, njofton Drejtoria e Arsimit në Prizren, shkruan “PrizrenPress”.

Konkursi do të vazhdojë me procesin e vlerësimit me shkrim të kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kushtet e kërkuara në konkurs.

Gjykata e Prizrenit pati caktuar masën e përkohshme të sigurimit për këtë konkurs në bazë të propozimit të kandidatëve që janë përzgjedhur si më të suksesshëm në konkursin e ngjashëm të zhvilluar gjatë verës së vitit të kaluar./PrizrenPress.com/

Linku

Lista e kandidatëtve  të cilët kanë konkuruar

https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2020/07/Dokumentet-per-konkurs.pdf

Më Shumë

Dita e Mesharit – 5 janar 1555

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar Dom Gjon Bdek Buzuku e përfundoi së shkruari ‘Mesharin’ e tij, që deri më sot njihet si...

Hajnat në Malishevë vjedhin material të ndryshëm instalues elektrik

Policia ka njoftuar se persona të panjohur kanë kryer një vjedhje në fshatin Plloqicë të Malishevës. Në raport bëhet e ditur se persona të panjohur...

Lajmet e Fundit