11.1 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Mbyllen 12 lokale në Prizren, nuk respektuan masat anti-COVID-19

 

Dymbëdhjetë lokale janë mbyllur mbrëmë në Prizren, për shkak mosrespektimit të masave ant-COVID 19.

Nuk kanë munguar edhe gjobat financiare.

Drejtori i Drejtorisë së Inspektorateve në Prizren, Edon Muçaj, kërkon nga bizneset dhe qytetarët që t’i respektojnë masat mbrojtëse.

“12 lokale janë mbyllur “, tha Muçaj, shkruan “PrizrenPress”

“Janë shqiptuar 5 gjoba për bizneset në vlerë nga 500 euro”.

“Ndërsa, 46 raste janë paraqitur për kundërvajtje”, tregon ai.

Mbrëmë në Prizren zbatimi i masave anti-COVID-19 është monitoruar edhe nga Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përfundon asfaltimi i rrugës “Xhevë Lladrovci” në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka përfunduar rregullimi i rrugës “Xhevë Lladrovci”, pranë “Qylhanit”, me shtrimin e shtresës së dytë të asfaltit. Sipas njoftimit,...

Për vrasjen mizore dhe dinake të 30-vjeçares, gjykata në Prizren e dënon me 15 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të akuzuarin, Sead Halilaj me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, të...

Lajmet e Fundit