4.9 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Haxhillëku, asnjë pelegrin nuk është infektuar me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Arabisë Saudite ka deklaruar se asnjë pelegrin që ka marrë pjesë në haxhillëkun e këtij viti nuk është infektuar me koronavirus deri më tani.

Rituali mysliman, i cili filloi të martën dhe përfundon të dielën, zakonisht tubon mbi dy milion njerëz, por pas përhapjes së koronavirusit, autoritetet saudite u detyruan t’ua ndalojnë haxhillëkun shtetasve të huaj këtë vit.

Shteti i përzgjodhi 1,000 pelegrinë – vendës dhe të huaj që banojnë në këtë vend – mes moshave 20 dhe 50-vjeçare dhe vendosi karantinë dyjavore para haxhillëkut, i testoi ata, u mbajti trajnime për distancë socialie dhe e vëzhgoi gjendjen e tyre, tha Dr. Abdullah Assiri, ndihmës i zëvendësministrit të Shëndetësisë.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e përgëzoi Arabinë Saudite të enjten për hapat që i ka marrë për parandalimin e përhapjes së virusit, duke i cilësuar ata si “shfaqje e fuqishme e llojit të masave që shtetet mund dhe duhet t’i marrin për t’u përshtatur me normalen e re”.

Të shtunën, Arabia Saudite i regjistroi 1,573 raste të reja të koronavirusit dhe 21 viktima, shkruan “CNN”.

Ky shtet e ka numrin më të lartë të të infektuarve në botën arabe me gjithsej 277,478 të prekur, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Më Shumë

Junior 06 përballet me Trepçën në Prizren

Prizreni do të jetë mikpritës i përballjes ndërmjet Junior 06 dhe Trepçës në javën e 12-të të Superligës së Femrave në basketboll. Dy skuadrat...

Agim Ademi merr pjesë në ceremoninë “Laureatët 2025” në Prizren

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë “Laureatët 2025”, të organizuar nga Lidhja Rajonale e Futbollit...

Lajmet e Fundit