16.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Thaçi: Zgjedhjet në veri, sipas standardeve evropiane

Hashim Thaçi ne Mbledhje te QeveriseKryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se shpreson dhe beson se zgjedhjet në Veri që do të mbahen më 17 nëntor në tri qendra votimi, do të jenë dhe do të organizohen sipas standardeve evropiane.

Ai ka thënë se përgatitjet për këtë proces janë duke u bërë në mënyrë maksimale.

Sipas shefit të Qeverisë, ky proces do të kaloi sipas standardeve më të larta evropiane. Këtë ai e ka mbështetur duke u nisur nga fakti se është një përkushtim i gjithë spektrit politikë, i gjithë faktorëve ndërkombëtar edhe i monitoruesve vendor dhe ndërkombëtar.

“Është një përkushtim i spektrit politikë, i gjithë faktorëve ndërkombëtar edhe i monitoruesve vendorë e ndërkombëtar, është një angazhim edhe i shoqërisë civile por edhe një zotim i qytetarëve për një pjesëmarrje edhe ma të masive në mënyrë që t`i kemi liderët legjitim edhe në Veri, komunat ku deri më tani nuk kemi organizuar zgjedhje të lira për shkak të rrethanave që kanë qenë atje. Qeveria e Republikës së Kosovës do t`i jep mbështetje të vazhdueshme KQZ-së në çdo kërkesë që drejtohet në Qeveri, jam me shpresë dhe besim të plotë se ky proces do të përmbyllet mirë edhe më 17 nëntor në mënyrë që të hapet faza përfundimtare e një dhjetorit”, ka thënë ai.

Në mbledhjen e Qeverisë janë shqyrtuar e miratuar disa propozim vendime dhe projekt udhëzime .

Qeveria në këtë mbledhje ka miratuar propozim vendimin për ndarjen e mjeteve prej 500 mijë eurosh për sigurimin e këshillave ligjore dhe shërbimeve të ndërlidhura për përgatitjet e dokumentacion dhe procedurave tjera përcjellëse për apliko për anëtarësimin në këshillin e Evropës dhe mbarëvajtjen e procesit të negociatave për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim./Kosovapress/

Më Shumë

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht në formë të...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1391 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit