Viti i dështuar në Prizrenin turistik

Virusi ka ndikuar që vera e sivjetme të jetë shumë më ndryshe edhe në Prizren. Më e zbrazët, më e varfër dhe më e papërballueshme

Dinamika e verave të shkuara në qendër të Prizrenit, në këtë fillimgusht nuk vërehet. Arsyeja për këtë është mungesa e vizitorëve nga diaspora, si dhe turistëve të huaj, që shkaku i pandemisë COVID-19 kanë anuluar ardhjen në qytetin e vjetër, sikurse edhe mosrealizimi fizik i festivaleve tradicionale. Në mungesë të fluksit të njerëzve edhe sheshi i qytetit dhe rrugët përreth tij duken sikur kanë pamje tjetër. Kjo situatë ka bërë që bizneset e hotelerisë dhe gastronomisë të përballen me vështirësi, por edhe me dilemën për ndërprerjen e punës në muajt në vijim, shkruan KOHA.

Qetësia e pazakonshme për ditët e verës ka kapluar edhe rrugën e “Farkëtarëve”, e cila për turistët e huaj shërben si atraksion për të bërë fotografi. Qarkullimi i njerëzve është rralluar në këtë rrugë të ngushtë.

Sezoni zero

Këtë e konfirmon edhe Sead Shabani, pronar i hotelit “Edi Imperial”, që funksionon në këtë rrugë prej gushtit të vitit 2017. Sipas tij, rezervimet në hotel janë anuluar.

Më Shumë

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë...

Bogujevci inspekton punimet restauruese në ish-Kazermën e Prizrenit

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me zëvendësministren Nora Arapi, kanë vizituar objektin e trashëgimisë kulturore “Ish-Kazerma e qytetit”...

Lajmet e Fundit