PSG përmbys në limit, shuhet ëndrra e Atalantës

Ndeshja e parë cerekfinale e Champions League ishte dramatike. PSG përmbys 2-1 Atalanta-n në Portugali, me 2 gola të shënuar në harkun kohor të 3 minutave pas 90’. PSG pret në gjysmëfinale fituesin e ciftit Leipzig-Atletico Madrid.

Ndeshja është zhbllokuar në 27’ nga Pasalic, që ka realizuar një gol vërtet të bukur, duke mposhtur Navas, teksa mbrojtja pariziene ka lënë për të dëshiruar. Ndërsa Neymar iu afrua dy herë pastër golit, por i vetëm me portierin, gaboi!

Në minutën e 60-të, Gasperini freskon mbrojtjen, duke hequr Gjimshitin dhe futur në fushë Palominon. Pikërisht në këtë minutë në lojë hyn Mbappe për PSG, që i jep impuls tjetër lojës, por nuk shënon në rastin e parë.

PSG detyrohet të ndërrojë edhe portierin Navas të dëmtuar, duke future Rico-n. Në 80’ del nga loja edhe Icardi, një ndeshje totalisht në hije. Në 90’, Neymar fut një top në zonë dhe Marquinhos barazon. Tri minuta më pas është Mbappe që jep asist dhe Choupo-Moting nuk fal. Mbyllet 1-2, përmbysje e pabesueshme e PSG-së.

Më Shumë

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Lajmet e Fundit