SURPRIZA, Lyon thyen Cityn dhe kalon në gjysmëfinale

Pas Leipzig, Lyon është surpriza e dytë e gjysmëfinaleve të Champions League. Ekipi francez mposhti 3-1 Manchester Cityn dhe në fazën tjetër do të ndeshet me Bayern Munchen. Vendi i shtatë në kampionatin francez shkon kaq larg, vërtet e pabesueshme!

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 24-t. Kanë qenë francezët që kanë shënuar me Cornet, teksa Qytetarët kanë pretenduar për një pozicion jashtë loje, por VAR ka konfirmuar se goli ka qenë i rregullt. 0-1 mbyllet pjesa e parë.

City ka mbyllur Lyonin në pjesën e dytë, por goli do të vinte vetëm në minutën e 69’, kur De Bruyne gjen bukur cepin e portës pas pasimit perfekt të Sterling. City merr zemër, mban topin deri në 71%, por golin e shënon Lyon.

Në 79’, Dembele del i vetëm përballë portierit dhe shënon, pavarësisht se portieri e prek. Është dashur sërish ndërhyrja e VAR, por goli është quajtur i rregullt. Në 87’ vjen goli i nokautit. Sërish Dembele që realizon, kësaj radhe me portën thuajse të boshatisur. Mbyllet 1-3, Lyon në gjysmëfinale.

Më Shumë

KBF Bashkimi zyrtarizon Nyla Jean

KBF Bashkimi ka zyrtarizuar afrimin e basketbollistes Nyla Jean për sezonin e ri. “Mirë se vjen, Nyla Jean!”, ka njoftuar klubi prizrenas përmes rrjeteve sociale,...

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit