Çfarë do të ndodhë nëse një nxënës infektohet me Coronavirus

Këtë të martë në Shqipëri u vendos për hapjen e shkollave në shtator. Kurse Kosova ende nuk ka vendim. Por shumëkush pyet me të drejtë, se çfarë do të ndodhe nëse një nxënës apo nxënëse infektohet me Covid në ambientet e shkollës.

Në Itali protokolli për të tilla raste tashmë është bërë. Nëse një nxënës/se do të rezultojë pozitiv me Covid, atëherë të gjith ata që kanë patur kontakt gjatë 48 orëve të fundit, përfshi këtu nxënës e mësues, do të hyjnë në karantinë.

Në Itali ky do të jetë rregulli bazë që do të ndjekin autoritetet, teksa Ministrja e Arsimit Lucia Azzolina, tha se duhet bërë mjaft kujdes që të gjenden mënyrat për të parandaluar një tjetër mbyllje eventuale të shkollave.

Gjithashtu autoritetet kanë vendosur që të caktojnë një referues për Covid, i cili do të jetë dhe ndërlidhësi mes shkollës e autoriteteve shëndetësore lokale.

Ndërkohë po në Itali, Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranca, u bëri një thirrje të rinjve që priten të shkojnë në shkollë në shtator, që të jenë sa më të kujdesshëm, pasi “nëse infektojnë prindërit dhe gjyshërit e tyre, ata rrezikojnë të krijojnë një dëm të vërtetë”.

Më Shumë

E dhimbshme: Personi që u godit nga rrufeja në Suharekë është 26-vjeçar

Ka humbur jetën tragjikisht një person në fshatin Delloc të Suharekës. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova,tv komandanti i policisë në Suharekë, Safet Hoxha,...

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit