10.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

IKSHPK tregon si duhet të ruhet shëndeti i nxënësve në shkolla

Instituti kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka publikuar rekomandime për ruajtjen e shëndetit të nxënësve në shkollë.

Çdo nxënës në Kosovë që do të ulet në bankat e shkollës këtë shtator duhet të mbajë maskë e cila duhet të sigurohet nga vetë ai. Nëse do të ketë ndonjë simptomë të Covid-19 ai nuk duhet të shkojë në shkollë derisa prindërit nuk kanë të drejtë të hyjnë në ambientet e brendshme të shkollës.

RUAJTJA E SHËNDETIT TÊ NXËNËSVE NË SHKOLLË!

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Sonntag, 23. August 2020

MASHT ka përgatitur skenarë të ndryshëm për fillimin e vitit të ri shkollor por, ende nuk është vendosur në mënyrë konkrete për ndonjërin, vendimi për këtë varet nga situata epidemiologjike në vend.

Opsionet mund të zbatohen nga komunat varësisht hapësirës nëpër objektet shkollore dhe gjendjes epidemiologjike në vend.

Ndërkohë Këshilli i Prindërve në Kosovë, preferon kthimin e nxënëseve në shkolla, por gjithmonë duke respektuar rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për masat mbrojtëse ndaj COVID-19,

Institucionet shkollore në Kosovë janë mbyllur nga data 12 mars, pas masave që kishte marrë Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Më Shumë

Roja lidhet për një pemë, 3 persona të armatosur futen në një kompani private në Rahovec

Një punëtor në një kompani private në Rahovec është lidhur për një peme në oborr, nga tre persona të cilët kishin hyrë për të...

Sir David Beckham, legjenda angleze shpallet kalorës nga mbreti Charles

Futbollisti legjendar anglez, David Beckham u dekorua sot (e martë) me titullin “Sir” apo kalorës në Kështjellën Windsor, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e...

Lajmet e Fundit