9.5 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

Rasti i pazakontë/ I panjohuri ua paguan fshehtas borxhet gjithë fshatit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tuzla të Turqisë.

Një person i panjohur po ua paguan borxhet të varfërve, por askush nuk e di se për kë bëhet fjalë. Burri misterioz u ka lënë disa familjeve zarfa me para poshtë derës në një kohë kur varfëria dyshohet si shkaku kryesor i vetëvrasjeve që kanë “pushtuar” Turqinë aziatike së fundmi.

“Dikush erdhi dhe më kërkoi t’i tregojë fletoren ku unë regjistroja borxhet e klientëve”, i tha agjencisë së lajme Demirwren, pronari i njërit prej dyqaneve.

Më tej, ai shtoi se me vete ky njeri misterioz kishte edhe katër persona të tjerë që mbanin shuma të mëdha parash.

“Unë i pyeta ku jetonin. Ai nuk ma tha, por pagoi të gjitha borxhet. Kam mësuar gjithashtu se ai u ka dhënë para shtesë familjeve të varfra”, u shpreh pronari i dyqanit.

“Kur unë e pyeta për emrin”, tregon Ylmaz, “ai mu përgjigj ‘Më quaj thjesht Robin Hood’”./TCh

Më Shumë

‘Një ekip, një qytet, një qëllim’: Bashkimi pret Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

Bashkimi i Prizrenit do të presë të mërkurën në palestrën “Sezai Surroi”, me fillim nga ora 18:45, skuadrën e Sigal Prishtinës në ndeshjen e...

U varros me nderime ish-drejtuesi i institucioneve më të rëndësishme arsimore në Prizren, prof. dr. Zahadin Shemsidini

Është varrosur sot me nderime në varrezat e qytetit të Prizrenit ish-rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” dhe ish-drejtori i Arsimit në Prizren, prof. dr....

Lajmet e Fundit