Filloi hapja e një rruge të re në fshatin Vërmicë të Malishevës

Sot në fshatin Vërmicë të Komunës së Malishevës, ka filluar hapja e një rruge të fshatit, përkatësisht rrugës e cila varrezat me rrugën kryesore. Në fillimin e punimeve në këtë rrugë ishte i pranishëm i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal i urbanizmit, Ahmet Morina.

Kryetari i Komunës së Malishevës, shprehi kënaqësinë e tij për fillimin e punimeve në hapjen e rrugës së re, e cila ishte kërkesë e banorëve. “Jam i lumtur sot që e filluam këtë rrugë, pasi është një kërkesë e banorëve të fshatit. Ne jemi duke u munduar dhe po bëjmë maksimumin e mundshëm, që brenda mundësive tona, ti realizojmë kërkesat dhe nevojat e banorëve, në të gjitha fshatrat”, tha kryetari Begaj.

Drejtori i urbanizmit, Ahmer Morina, tha se “kjo rrugë mundësohet nga buxheti komunal i Malishevës, ndërsa kjo rrugë ishte një kërkesë e banorëve për qasje më të lehtë tek varrezat e fshatit”.

Më Shumë

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave

Të shtunën janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi dyshohet se më 29 prill, rreth orës 21:32, kanë sulmuar fizikisht dy viktima. Sipas informacioneve nga...

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

Lajmet e Fundit