17.6 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Malishevë, 810 maturantë i janë nënshtruar Testit të Maturës

Sot është mbajtur Testi i maturës shtetërore, ndërsa në Komunën e Malishevës, këtij testi i janë nënshtruar 810 maturant nga të tri shkollat e mesme. Mbajtja e testit është përcjellë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Administruesit e përcaktuar dhe Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës.

Testi i maturës shtetërore është mbajtur dhe i tërë procesi ka kaluar pa asnjë problem, përderisa për mbarëvajtjen e testit janë përkujdesur edhe inspektorati komunal i punës dhe ai sanitar, Policia e Kosovës dhe vëzhguesit e pavarur. Po ashtu procesi i testit të maturës shtetërore u realizua me zbatim të masave kundër COVID 19.

Testi i maturës shtetërore u mbajt në pesë qendra: Gjimnazi Hamdi Berisha, SHMP “Lasgush Poradeci” në Kijevë, Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, SHFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, dhe SHFMU “Naim Frashëri” në Banjë. Rezultati i arritur i nxënësve do të publikohet nga MASH-i dhe do të dërgohet në Drejtorinë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, ka bërë të ditur, drejtori i DAE në Malishevë, Blerim Thaçi.

Më Shumë

Malisheva në hall me mbeturinat

Hedhja e mbeturinave vend e pa vend ka kohë që është shndërruar në shqetësim serioz për banorët e Malishevës. Problem në vete paraqesin mbeturinat...

Në Malishevë përkujtohen dëshmorët Ramiz Shala dhe Bajram Gashi

Sot u përkujtuan me nderime dëshmorët e kombit Ramiz Shala nga Kleçka dhe Bajram Gashi nga Vërmica, të cilët ranë duke sakrifikuar jetën për...

Lajmet e Fundit