Hoti ngushëllon për vdekjen e aktivistit të LDK-së, Mynafir Beshiri nga Dragashi

Sot ka vdekur, Mynahir Beshiri, aktivist i LDK-së nga Dragashi, me profesion mjek. Kështu ka bërë të ditur dhe ka shprehur ngushëllime kryeministri Avdullah Hoti, përmes llogarisë në “Facebook”.

“Sot ka ndërruar jetë aktivisti ynë i nderuar, dr. Mynafir Beshiri. Krahas punës së tij profesionale si mjek, ai ka qenë për më shumë se 30 vite aktivist e funksionar i Degës së LDK-së në Dragash. Me këtë rast, shpreh ngushllimet e mia familjes se doktorit, kryetarit të degës në Dragash dhe gjithë miqve të tij”, ka shkruar ai.

 

Më Shumë

Ardian Gjini zhvillon takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren, në kuadër të aktiviteteve dhe përgatitjeve për...

27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të është detyrim

Sot janë mbushur 27 vjet nga zhdukja me forcë e prof. Ukshin Hotit, intelektualit, mendimtarit politik dhe veprimtarit të çështjes kombëtare. Ushtruesja e detyrës së...

Lajmet e Fundit