Dridhje

Sahit F. Osmani 

S’dridhet toka dridhen eshtrat
Gurët e varreve dridhen
Pabesia u ka hyrë përbrenda
Shkel mbi besën e fjalëve
Goja i ka kyçur nofullat
Diçka po vdes brenda saj
Mbulohet me të padukshmen
Si drita që në bebëza shuhet
Tërmet ndiejnë por nuk është
Eshtrat dhe gurët dridhen
Lëvizin dheun e pabesë
Që i mbuloi si me mjegullë
I dërgoi në botën e përtejme
Atje ku varroset dhe drita
Dhe presin dritën e lirisë së tyre
Që tjerët ua rrëmbyen në bebëza

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Lajmet e Fundit