Në Korishë të Prizrenit konfiskohen 139 fishekë dhe një pistoletë

Në fshatin Korishë të Prizrenit janë konfiskuar 139 fishekë dhe një pistoletë.

Policia njofton se konfiskimi i tyre është bërë gjatë ekzaminimit të veturës të një të dyshuari.

“Me urdhër të prokurorit është bërë ekzaminimi i veturës me targa vendore pronë e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur 139 fishekë të pistoletës së kalibrit të ndryshëm”, njofton Policia e Kosovës, transmeton PrizrenPress.

“Ato janë sekuestruar përkohësisht”.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit vetura e të dyshuarit lirohet”.

“Rasti vazhdon të hetohet”.

Më Shumë

Sekuestrohen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, në vlerë mbi 460 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si dhe në bashkëpunim me Doganën...

Sejdi Bellanica, kryetar i AAK-së në Prizren, është kandidat për deputet

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Sejdi Bellanica, ka njoftuar se është kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Lajmet e Fundit