Në Malishevë u hapen të gjitha shkollat

Sot në Komunën e Malishevës, janë hapur të gjitha shkollat, për klasat parafillorë, klasat e para, të dyta, të treta, të katërta, të pesta, të gjashta dhe klasat e dhjeta. Hapja e shkolla është sipas rekomandimeve nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht IKSHPK, duke zbatuar të gjitha masat anticovid.

Në hapjen e disa prej shkollave ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, të cilët në emër të Task Forcës komunale, kanë parë nga afër zbatimin e masave për mbrojtje ndaj covid-19.

Kryetari Begaj dhe drejtori Thaçi, i kanë uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor dhe ju kanë dëshiruar suksese në mësime, e po ashtu kanë kërkuar nga të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, që të zbatojnë të gjitha masat mbrojtëse dhe parandaluese në raport me pandeminë covid-19.

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Lajmet e Fundit